Haliti i PDK’s e jep nji propozim për shuemjen e tri ministrive!

Zanat për ‘shkrimjen’ e disa ministrive të Qeverisë së Isa Mustafës vetëm sa vijnë e shtohen.

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK’s, Xhavit Haliti ka propozue me u shue tri Ministri dhe të njajtat me ju bashkue ndonji dikasteri mbrenda institucioneve të vendit.

Në nji prononcim për Indeksonline, Haliti ka kritikue poashtu qasjen e ministrave në Kuvendin e Kosovës.

Simbas tij, ata po tregohen të papërgjegjshëm në raport me Kuvendin.

Ai ka përmend mungesën në kohën e debateve, informimin si dhe injorimin që shpesh ju bahet Komisioneve Parlamentare.

Kjo, simbas tij, asht nji dobësi të cilën duhet me pasë parasysh dhe me  ndryshue këtë qasje.

“Mendoj se s’ka nevojë me pas Ministri të Dialogut, të Diasporës si dhe të Integrimeve. E gjitha mund të fokusohen në nji drejtori të veçantë në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe të këtë funksion shumë të mirë. Ose, mund të jenë në ndonji kabinet afër Kryeministris apo ndonji ministrie tjetër. Opcion asht që edhe njani nga zv/kryeministrat munden me marrë ndonjanin prej këtyne dikastereve dhe ta udhëheqin”, asht shpreh ai.