Haliti: Ka plane për spastrim etnik në Veri

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, paralajmëron se ka plane ogurzeza për veriun e Kosovës dhe kërkon nga institucionet e vendit me reague ma shpejt. Ndërsa, për Demarkacionin e kufinit ai fton opozitën që me diskutue secilën mundësi, për mos me lanë probleme mbrapa.

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës dhe anëtari i Kryesisë së PDK’s, Xhavit Haliti, thotë se po bahen plane ogurzeza në veriun e Kosovës për spastrimin etnik dhe ju rekomandon institucioneve qeveritare që me veprue shpejt derisa nuk asht ba vonë. Ai thotë se, duhet intervenim i shpejtë “për me ua djegë letrat në dorë”, sepse dikur bahet shumë vonë.

“Unë jam shumë i bindun që ka plane ogurzeza për veriun e Kosovës. S’po them ma shumë, por ka plane që duhet me ju djegë në dorë atyne që i kanë ba, por që me ju djegë planet në dorë, duhen argumente, duhen të dhanat dhe duhet veprim”, tha Haliti në intervistën dhanë “Zërit”.