Haliti kallxon nëse PAN i ka votat për Kuvendin dhe Qeverinë

xhavit-haliti

Anëtari i Kryesisë së PDK’s, Xhavit Haliti, asht shprehe i vendosun se Kadri Veseli ka me u zgjedhe kryetar i Kuvendit me 3 Gusht.

“Përderisa e kemi kandidue, na jemi të sigurt se ka me u zgjedhe edhe kryetari i Kuvendit, edhe Kryesia”, ka deklarue ai.

Ai ka thanë se Qeveria nuk mundet me u votue në seancën e njajtë kur ka me u konstituue Kuvendi.

“Na e kemi thirrë seancën e Kuvendit dhe simbas rregullave Kryesia nuk mundet m’i thirrë dy mbledhje njiherazi. Kryesia që zgjedhet thërret mbledhjen për krijimin e Qeverisë. Kryesia aktuale e thërret vetëm seancën konstituive”, ka shtue ai, raporton RTK.