Haliti kallxon pse nuk u mbajt mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK’s, Xhavit Haliti kallxon se pse sot nuk u mbajt mbledhja e Kryesisë së Kuvendit.

“S’ka qenë ende e pregaditun. Edhe dje (e Hane) kemi mbajtë mbledhje, por sot ishte e caktueme për me shqyrtue çashtjen e zgjatjes së EULEX’it. Ende nuk janë pregaditun dokumentet dhe nuk proceduem. Besoj që nesër kemi me mbajtë mbledhje, ndonëse nuk kemi diçka të sigurt, por nëse pregaditen dokumentet ka me u mbajtë mbledhja”, tha Haliti.

“Nuk ka asnji arsye që mos me procedue në Kuvend, mbasi të kompletohet dokumentacioni. Na jemi koalicion që i kemi dy të tretat e votave të tanë deputetëve”, tha Haliti për lajmi.net.