Haliti: Nëse nuk kalon, Demarkacioni ka me qenë betejë për zgjedhjet e ardhshme

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK’s, Xhavit Haliti, nuk asht shumë i sigurt se qysh asht arritë marrëveshja për Demarkacion me Malin e Zi.

Ai pret që deri në ratifikimin e kësaj marrëveshje, ekspertët e kësaj fushe të sqarojnë nëse ky proces asht ba në përputhje me dokumentet e pretendueme nga komisioni shtetnor për Demarkacion.

Në intervistën për “Epoka e Re”, Haliti ka ba me dije se kishte me qenë mirë që kjo marrëveshje të ratifikohej me konsensus të grupeve parlamentare dhe jo veç me dy të tretat e votave.

Nëse nji gja e tillë nuk ndodhë, simbas Halitit, kjo çashtje ka me mbetë nji betejë për fushatën e ardhshme elektorale.