Haliti: Nuk i kemi votat për Demarkacionin

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti ka thanë për “Zërin” se në bazë të qëndrimeve të deputetëve, koalicioni nuk i ka votat për ratifikimin e Marrëveshjes për Demarkacionin e kufinit me Malin e Zi.

Madje, Haliti ka thanë se për të, numri i mjaftueshëm i votave kishte me qenë nëse pushteti dhe opozita e votojnë këtë marrëveshje.

“Në qoftë se, koalicioni kishte me votue ashtu siç i ka numrat, atëherë kishte me kalue, por në bazë të deklaratave të deputetëve, unë nuk po e shoh që koalicioni i ka votat e mjaftueshme ende. Sidoqoftë, për mue numri i mjaftueshëm kishte me qenë nëse pushteti dhe opozita kishin me votue këtë ligj dhe nëse ishin të sinqertë me njani-tjetrin për ta thanë të vërtetën lidhun me Demarkacionin”, ka deklarue Haliti, për zëri.info.