Haliti: Pa Demarkacion mundet me u shtye liberalizimi

xhaviti-roll

Ka fillue mbledhja e Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim, ku po folet për procesin e liberalizimit të vizave për shtetasit e Kosovës, si dhe pregaditjet për takimin e dytë të përbashkët të Komisionit për Stabilizim Asociim BE-Kosovë, në Bruksel, 23-24 Nandor.

Kryetari i këtij Komisioni, Xhavit Haliti tue folë për procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës ka thanë se në takime në Bruksel, nuk janë në ditë të mira për këtë çashtje, raporton lajmi.net

“Në takime kam potencue se Kosova ka përmbushë tana kushtet nga BE, por çashtja kryesore ka mbetë miratimi i Demarkacionit dhe kushte tjera nuk ka. Shqetësimi im i madh asht se nëse Demarkacioni nuk kalon këtë vit liberalizimi mund të shtyhet edhe për nji kohë, për shkak edhe të zhvillimeve mbrenda BE’s, siç asht dalja e Britanisë dhe kërkesa për referendume nga shtetet tjera për të dal nga BE”, ka thanë Haliti.