Haliti: Pozita e opozita bashkë për interesa nacionale

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga PDK, Xhavit Haliti, pret që pozita dhe opozita në këtë mandat me qenë bashkë për interesa nacionale të vendit.

Në nji intervistë për ‘Epokën e Re’, Haliti ka thanë se do t’ishte mirë që Kryeministrit Haradinaj me ju lejue me punue, pastaj për çfarëdo të mete në qeverisje të debatohet në Kuvendin e Kosovës.

Ai ka theksue se çashtja e Demarkacionit me Malin e Zi, nuk ka me qenë problemi kryesor i kësaj Qeverie, për të cilën çashtje shpreson se do të zgjidhet në diskutime me Qeverinë e Malit të Zi.

“Problemi kryesor për këtë koalicion asht lufta kudër korrupcionit dhe krimit të organizuem”, ka thanë Haliti.

 

Shperndaje në: