Haliti s’e din qe PDK kanë ftue simpatizantët për konfrontim!

Nenkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, ka thanë se nuk ka kurrfarë arsye për konfrontim në mes të pozitës dhe opozitës.

Ai ka thanë se simpatizantët e PDK’s nuk e kanë asnji arsye për konfrontim.

“Unë nuk e di që ka ndonji ftesë për t’u konfrontu”, ka thanë Haliti.

Këto komente Haliti i ka ba mbas takimit me kryetarin e Komisionit për Tregti të Jashtme dhe Doganë i Asamblesë Parlamentare të Bosnje e Hercegovinës, Semsudin Mehmedoviqi.
Haliti beson se deputetët e Listës Serbe do të jenë nesër në Kuvend, kur do të votohet presidenti i ri i Kosovës.

Semsudin Mehmedoviq ka deklaru se gjatë takimit me perfaqësuesit e Kuvendit të Kosovës, kanë bisedu për çashtjet që kanë të bajnë në mes dy vendeve.

Ai ka thanë se Bosnja nuk e ka njoft ende Kosovën, mbasi simbas tij, vendimet merren me konsensus dhe se Serbia asht aty.