Haliti shpalos të arritunat e Kosovës në Komisionin Parlamentar për Stabilizim Asociim

Ka përfundue takimi i dytë i Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim BE-Kosovë, i cili u mbajt në Strasbourg të Francës.

Mbas këtij takimi kryesuesit e dy delegacioneve, Tonino Picula dhe nënkryetari i Kuvendit të Kosovës Xhavit Haliti kanë mbajtë nji konferencë të përbashkët për media.

Haliti ka ba me dije se gjatë dy ditëve asht diskutue për çashtje të ndryshme, tue fillue nga marrëdhaniet BE-Kosovë, liberalizimi i vizave, Asociacioni i komunave, Demarkacioni me Malin e Zi, sundimi i ligjit, marrëdhaniet ndër fqijësore, zhvillimi ekonomik i Kosovës, ambienti, arsimi si dhe çashtje të tjera më randësi për Kosovën dhe qytetarët e saj.

“Shpalosëm të arritunat, por edhe sfidat që mbesin para nesh. Theksuem edhe njiherë se institucionet e Kosovës janë dhe kanë me mbetë të përkushtueme në plotësimin e obligimeve që dalin nga MSA”, ka thanë Haliti.

Po ashtu, Haliti ka kallxue se sikurse në takimin e parë të mbajtun në Prishtinë, edhe në këtë takim asht miratue nji deklaratë e përbashkët me rekomandime, të cilat ju adresohen institucioneve të Kosovës dhe BE’s.