Hamami i madh i Prishtinës me u kthye në origjinë

Në mbledhjen e Komisionit për Arsim, Shkencë dhe Kulturë u diskutue për trashëgiminë kulturore të Kosovës, me fokus të veçantë objektet e shumta kulturore, arkeologjike, dhe arkitekturore, të trashëgueme në Prishtinë, shumica e të cilave janë shkaterrue gjatë kohës se komunizimit.

Për këtë arsye, Organizata “Ruaje Tanden” ka marrë nji iniciative për shpëtimin e Hamamit të Madh të Prishtinës.

Simbas Donjeta Gashit nga kjo organizatë, Komuna e Prishtinës nuk po ban asgja për mbrojtjën e Hamamit, prandaj ajo u kërkoi institucioneve relevante me marrë masa konkrete.

E me këto rekomandime u pajtue edhe deputeti i LDK’s, Shpetim Bulliqi, tue thanë se probleme të tilla kanë të gjitha komunat.

E përfaqësuesja e Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore, Xhejlane Hoxha u shpreh e acarume me ata që ia nderruen destinacionin Hamamit të Prishtinës.

Se a ka me iu kthye origjinaliteti këtij objekti të trashëgimisë kulturore, mbetet me u pa në vazhdim.