Hamiti: Shpend Ahmeti po rren…

“Shpend Ahmeti po e rren opinionin sa i takon projektit per trafikun urban. Ky projekt ka qene i LDK’s, asht ftue nga asambleistet e LDK’s qe te votohet dhe te kryhen obligimet konform ligjit per borxhet publike, mirepo asht pengue nga Ahmeti dhe Vetevendosja. Edhe sot ne Kuvend asht sjelle me propozim te LDK’s, Ahmeti ka dashte me ble autobusa me kredi te Isa Mustafes e Avdullah Hotit. Ky asht manipulimi qe Ahmeti e ban disa muej me qytetaret.”

“Ma s’pari s’jam dashamires i reagimeve me Facebook’a, veç nji gja asht e vertete – se zotni Ahmeti me paditunine e vet e ka lane kete çashtje pezull 2 vjet”, – tha i ftuem ne Rrokum Roll, Sami Hamiti.
“Kemi thane prej dites se pare, duhet me ardhe nji garacion nga Kuvendi, e Kuvendi ja dergon miqve nderkombetare ose me kendo qe asht marreveshja. Por VV e Shpend Ahmeti e kane per here te pare, nuk i dijne keto gjana…e LDK din se s’asht hera e pare”.

Simbas Sami Hamitit, ky projekt asht i LDK’s e jo i Ahmetit. “Padyshim qe asht i yni, veç performancat ndryshojne”, tha ai.
Se komunat duhet me garantue per kredi, Hamiti e kallxoi edhe nji ligj te nenshkruem nga ministri Avdullah Hoti, ku thuhet se kredia e komunes duhet me u garantue edhe nga shteti, edhe nga komuna.
“Çka nese çdo komune kerkon nga 10 milione euro kredi? Ato munden me kerkue, por a ka mundesi me u realizue nji gja e tille?”, pyeti ai.

Tue i quejt ‘pionera fashist’ te viteve te 20’ta, Hamiti vleresoi se VV bashke me Shpend Ahmetin me kete çashtjen e autobuseve po bajne veç zhurme mediatike.
E statusin e Ahmetit ku thuhet se LDK ne Prishtine i ka lane punetoret pa rroga, e toka urbanistike asht tue u privatizue nga familjaret, Hamiti u mjaftue vec me “jane shpifje”.

Per humbjen e Prishtines nga LDK, Hamiti tha se ka ndodh nji paradoks.

“E ka votue kundershtari jone kryesor per me rrxue kandidatin tone, vec keshtu ka fitue Ahmeti … se jo qe e ka votue veç Prishtina”.
Ai vleresoi se Shpend Ahmeti nuk ka ba asgja per keto 2 vjet e gjyse qeverisje, madje per te, ky asht viti ma i keq.
Tue i krahasue te hyrat vetanake mes Isa Mustafes si kryetar i Prishtines, dhe Shpend Ahmetit aktualisht, ai vleresoi se te hyrat jane zvogelue sa asht ne krye Ahmeti.
“Isa ja ka lane 24 milion, ai ja ka prue 19, mandej 17”, tha ai tue u shpreh i bindun se egzistojne keto parametra.