Hapet linja e re për përpunimin e perimeve në Mamushë

Bashkimi Europian ka mbështetun kooperativën bujqësore në Mamushë, me linjën e re për përpunimin e perimeve, e cila asht dhanë në kuadër të projektit të granteve “Zhvillimi Ekonomik Bujqësor në Kosovën Jugore”, i zbatuem nga IPSIA me OJQ “Anadrini” dhe Komunën e Mamushës.

Granti i BE-së në vlerë rreth 400.000 €, për periudhën 24 mujore, ka për qëllim me kontribue në konsolidimin e rajonit ekonomik të Jugut dhe në të njajtën kohë, me mbështetë rigjenerimin ekonomik dhe krijimin e kushteve të favorshme për zhvillim ekonomik në rajonin jugor të Kosovës.