Hapet rruga për aktakuzat e para të Gjykatës Speciale

Shumë shpejt pritet që Gjykata Speciale me i çue aktakuzat e para për ish-pjesëtarët e UÇK’s, për të cilët dyshohet se kanë kry krime gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Kjo mbasi Marrëveshja ndërkombëtare mes Kosovës dhe Mbretnisë së Holandës për Themelimin e Gjykatës Speciale ka hy në fuqi me 4 Fror të këtij viti, e nenshkrueme nga Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, e cila ka njoftu Kuvendin për nënshkrimin e kësaj Marrëveshje.

Për hartimin e Marrëveshjes ndërkombëtare mes Kosovës dhe Holandës, ishte caktue nji ekip prej të gjitha institucioneve të Kosovës.

Mbas përfundimit, ky dokument asht nënshkru nga zavendëskryeministri dhe Ministrit të Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi, derisa n’emën të Holandës e ka firmos ambasadorja holandeze në Kosovë, Gerrie Willems.

Marrëveshjet ndërkombëtare, simbas Kushtetutës së Kosovës, duhet me u ratifikue në Kuvendin e Kosovës me dy të tretat e deputetëve të Kuvendit.