Hapet sot Pishina e Germisë, çka ju pret

Pishina e Gërmisë ka me u hap sot nga ora 10:00 dhe do të jetë në shërbim të qytetareve gjatë tanë sezonit.

Në nji njoftim për media thuhet se krejt qytetarët, të cilët e shfrytëzojnë Pishinën e Gërmisë si resurs, do t’ju ofrohen shërbime cilësore.

“Në vitin 2014 pishina e Gërmisë nuk ka qenë e hapun si pasojë e punimeve por këto punime u tejzgjatën dhe si rezultat edhe viti 2015 ishte funksional vetëm për nji periudhë të shkurtë, ndërsa këtë vit mbas nji pune dhe përkushtimi do të hapet me 11 Qershor”, thuhet në njoftim.