Haradinaj: 3 Gushti ka me faktue se vendi ka humbë territor!

aludue në raportimet e djeshme se NATO në vitin 1999 ka hye në Kosovë tue i njoft kufijtë e vitit 1988 që janë marrë për bazë në marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi.

“Dje ka qenë nji lajm që kinse NATO e ka përmbyll çashtjen e kufinit. NATO nuk përmbyll kufij. Na e mirëpresim debatin më 3 Gusht dhe e dimë që ky version i demarkacionit ka me ra dhe ka me hapë rrugë për nji version të ri”, ka thanë Haradinaj.

Simbas tij, sa i përket tryezës së 3 Gushtit, aty ka me u vërtetue gjendja faktike se Kosova ka humb territor.

“Kemi me vazhdue me pengue çashtjen e demarkacionit qysh kemi vazhdue deri tash. Por jo më forma të mahershme. S’kemi çka me diskutue se a ka ardh kufini mbrenda Kosovës ose jo. Na jemi optimist për këtë debat”, ka thanë kreu i AAK-s, Haradinaj.

 

3-rambokufiniii