Haradinaj: 5 milionët e pasaportave duhet me i pague milionerat Skender Hyseni e Bajram Rexhepi

Ramush Haradinaj ka shkrue nji status lidhun me lajmin se Shtypshkronja austriake ka fitue gjyqin per cashtjen e pasaportave te Kosoves.

Statusi i plote i Haradinajt:

Dënimi i Kosovës me 5 milionë euro në Gjykatën e Arbitrazhit në Paris për skandalin e pasaportave është edhe një goditje në xhepin e qytetarëve të Kosovës.
Kjo është edhe një dënim që qeveritarët e padijshëm po i bëjnë qytetarëve të Kosovës. Skandali i pasaportave i nisur në Qeverinë e kaluar po jep dëme edhe në Qeverinë e sotme.

Këto para le t’i paguajnë milionerët Skënder Hyseni e Bajram Rexhepi dhe po ashtu milionerët e Ministrisë së Punëve të Brendshme, të punësur aty pa kurrfarë kriteri pofesional, por në baza krejtësisht klanore dhe partiake.

Pse t’i paguajnë qytetarët?

Kosova nuk duhet të paguajë më nga kjo strukturë skandaloze qeveritare.

RH