Haradinaj: AAK ishte pro protestës. Javën tjetër vendoset për të radhës

haradinaj

Aleanca për Ardhmëninë e Kosovës ka mbajt sot nji mbledhje të jashtëzakonshme të Këshillit të Përgjithshëm dhe kryetarëve të degëve të kësaj partie, ku asht diskutue për aktualitetin politik në  vend.

Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj ka thanë para mediave se në takim u diskutu për kundërshtimin e keqqeverisjes aktuale në vend.

“Sot AAK në obligimet e veta bani nji analizë të kundërshtimit të opozitës dhe vendosi për hapat e ardhshëm të kundërshtimit.

Jemi të vendosun të vazhdojmë me kundërshtimin dhe pergjegjësinë e madhe që ta ruejmë Kosovën që kundërshtimi të jetë pa dame për vendin tonë. Bashkë me opozitën kemi me vazhdu, por kemi dallime me njana-tjetrën. AAK i ka qendrimet e veta në rast se nuk dakordohemi me opozitën, i kthejmë qendrimet tona të përbashkëta”, ka thanë Haradinaj.

Ai ka theksu se edhe pse këto subjekte kanë dallime nga njana-tjera, prapë do të vazhdojnë të jenë bashkë kundër marrëveshjeve të nenshkrueme nga qeveria.

Ai ka theksu se AAK ka qenë për me e mbajt protestën, mirëpo kishte hezitim për shumë rrethana.

“Ne kemi qenë për me e mbajt protestën, mirëpo ka pas hezitim për shumë rrethana. Nuk asht anulu, mirëpo asht shty për nji afat të pacaktuem kohor. Në javën tjetër do të marrim vendim për protestën e radhësh”, ka shtue Haradinaj.