Haradinaj: AAK s’do të jetë ma pjesë e Kuvendit

“Parlamenti asht shfrytëzu për të mbulue kapjen e shtetit dhe marrëveshjet por edhe me zgjedhjen e Thaçit President që asht arkitekt i kësaj kapje të shtetit.

Prandaj nji Parlament i tillë e meriton të shperbahet dhe vendi të shkojë në zgjedhje.

AAK nuk asht pjesë e këtij parlamenti”, ka thanë Haradinaj.

Kryetari i AAK’s ka shtue se janë tue bisedu me partitë opozitare për këtë dhe ka kujtu se Ismajl Kurteshi ka folë herën e fundit në Kuvend n’emën të opozitës për bojkotim të perkohshëm por edhe nëse kjo ndryshon nga partnerët e opozitës së bashkueme, Haradinaj ka thanë se për AAK’n bojkotimi i kësaj legjislature asht vendim i përhershëm.