Haradinaj: AAK s’ka vija të kuqe as për PDK’n!

Aleanca për Ardhmëninë e Kosovës (AAK), nuk ka me vendos vija të kuqe ndaj asnji subjekti politik, madje as ndaj Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), kështu ka deklarue vet kryetari i AAK’s, Ramush Haradinaj, në nji intervistë për KosovaPress.

Por, ai ka kritikue qeverisjen e kryeministrit Isa Mustafa, tue thanë se ai asht i pa aftë për me qeveris vendin.

“Na po punojmë me i fitue zgjedhjet. Boshti opozitar asht AAK e Nisma, dhe qëllimi asht me i fitue zgjedhjet. Nëse i fitojmë do të zgjedhim partner. Por nëse nuk i fitojmë zgjedhjet nuk do të vendosim vija të kuqe dhe s’kemi vendos. AAK dhe Nisma jemi në koalicion parazgjedhor, pra asht boshti opozitar AAK – Nisma, dhe mund të jemi të hapun edhe për figura të tjera politike, publike dhe për qytetarët“, tha Haradinaj.

Ndërsa nuk kanë mungue as kritikat që i ka drejtue kah kreu i Qeverisë, tue thanë se gjatë kësaj kohe të qeverisë Mustafa, nga Kosova janë largue numër i madh i njerëzve tue kërkue gjetkë për nji jetë ma të mirë.