Haradinaj: Asnjihere pjese e kesaj Qeverie, nuk e flliqi ftyren teme dhe te familjes

“Zanat per ‘afrim me pushtetin’ jane te aranzhuem nga pushteti dhe nga nji pjese e opozites. Opozitarizmi ka fillue me temat per kundershtimin e ketu nuk ka terheqje, ka lekundje veç ne veprimet kundershtuese. Mundemi me thane se vazhdojme me qene bashke”, tha kryetari i AAK, Ramush Haradinaj, ne emisionin Rrokum Roll te Televizionit Rrokum.

“Ka qene ma lehte me u bashkue per kundershtime, por kur asht puna per ndertime rreth qeverisjes, ketu ka pase lekundje. S’e kemi pase te darkodueme mundesine e qeverisjes, e ndoshta kjo asht arsyeja e lekundjeve. I kemi rrite pritjet ma shume se qe asht dashte”, tha Haradinaj.

Haradinaj kallxoi se ka qene propozimi i AAK’s me shkue ne liste te perbashket me numer te barabarte AAK me VV’n, ndersa nji kuot me i takue Nismes, e nji shoqnise civile.

“S’kam insistue per ndonji pozicion te caktuem, madje ia kemi lane VV’s me zgjedhe”, sqaroi ai rreth lajmeve se Haradinaj insiston me pase poziten e Kryeministrit, ne rast se opozita shkon ne zgjedhje me liste te perbashket.

“Ndoshta asht mire opozita me ba ate qe asht detyre e pare e opozites – me i kundershtue marreveshjet e damshme per vendin”, tha ai.

“Aleanca nuk ban asnji kalkulim qeverises me partite qe jane ne pushtet”, sqaroi prape Haradinaj per opinionin fjalet se AAK asht ne bisedime per koalicion me partite qe aktualisht jane ne Qeveri.

Ai shtoi se AAK s’asht tue luftue per pushtet, por per shtet, se simbas tij, shteti po dobesohet prej logjikes se kesaj Qeverie.

“Le te çmenden perdite keta me i bind qytetaret, kufini asht ne Çakorr”, tha Haradinaj rreth Demarkacionit, tue thane se veprimet e mahershme te opozites se bashkueme ia kane afrue qytetareve ma shume kauzat kundershtuese.

“Qita far njerez te ketij vendi, u gezuen kur u caktue kufini me Malin e Zi, u gezuen qe e falen token e Kosoves”, foli me za akuzues e vleresues Haradinaj.

E per zgjedhjet e parakohshme, Haradinaj tha se asht i sigurt qe nese kishte me u shkue ne zgjedhje te parakohshme, kishte me u ndrrue krejt klasa politike.

“Zotni Thaçi dhe partia e tij jane meritore per gjendjen ne vend”, tha ai, tue i permend nji nga nji gjanat me te cilat Haradinaj thote se PDK i ka ba dam vendit.

“Keto ofertat e tyne jane te mira veç per me u josh per pushtet”, tha Haradinaj lidhun me ftesat per dialog nga Veseli e Thaçi me opoziten, tue shtue se ofertat e tyne veçse kishin me thellue krizen.

“Kam dhane doreheqje prej Kryeministri, kam dhane disa here prej postit te deputetit, nuk marre post qe me njollos mu, familjen time e nderin tim si shqiptar”.

“Kujna ti teket, vjen e hyne ne Kosove kur po don”, tha gjate bisedes ai, tue iu referue vizites se djeshme ne vend, te zavendeskryeministrit te pare serb, Ivica Dacic.

“Nuk jam kunder festave. U dashte njihere me ba ushtrine, e mandej me ba ceremonine e inaugurimit”, tha nder tjera Haradinaj, tue fole rreth ceremonise se inaugurimit te Presidentit Hashim Thaçi.

E ne pyetjen pse nuk ka marre pjese, Haradinaj tha: “S’e kam pase vendin aty”.

Rreth Demarkacionit, Haradinaj kallxoi se AAK e ka pase gati nji lande prej eksperteve per me çue ne Gjykate per shqyrtim, per te cilen shprehet i sigurt se kishte me dhane nji vendim tjeter nga Gjykata.

“Me qene se protesta u shty prej VV’s, e ma nuk u ba kerkese prej tyne per proteste, atehere vendosem me thirre na, nese dojne le t’i bashkohen. Kane me pa qytetaret se me 14 Maj ka me ndodhe diçka e mire per Kosoven”, u shpreh i bindun Haradinaj.

“Kjo proteste asht edhe e VV”s, se edhe ajo ka qene me neve ne kundershtim”, sqaroi ai.

Haradinaj vleresoi se AAK dhe opozita ka fillue me reague kur Qeveria ka fillue me preke ne kontraten e pergjithshme te Kosoves – Kushtetuten.

E gjate bisedes Haradinaj iu kthye Demarkacionit, dhe e leshoi nji si kercenim:

“Ren’et prishen, mos e prek token e Kosoves, mos e fal token e Kosoves se nuk e lejoj”.

E ne pyetjen e moderatorit Jupolli se a asht ky ‘selam’ per Qeverine, ai tha:

“Ma shume se selam!”

“S’jane ma shqiptaret qe mundesh me jau ndryshue kufinin”.

“Kurre s’kisha me qene kunder vizitave te serbeve ne Kosove, por jo shteti jone me u ba poligon per te tjeret, e me ekstardue bashkekombasin tone”.

Haradinaj ne fund u shpreh i bindun se protesta e 14 Majit ka me percaktue rrjedhen e proceseve ne vazhdim.