Haradinaj befason, qe çka thotë ai për Demarkacionin!

Aleanca për Ardhmëninë e Kosovës (AAK), vazhdon me vlerësue se versioni aktual i demarkacionit me Malin e Zi asht i damshëm për vendin dhe se në bazë të kësaj marrëveshje vendi humbet territor.

Deputeti i kësaj partie, Daut Haradinaj, thotë se kjo parti asht e vendosun qe kjo marrëveshje të hidhet poshtë.

Në nji prononcim për Indeksonline, ai nuk ka dasht me komentue ftesën e kryeministrit Mustafa për takim mes liderave.

“Për besë me sa e di unë nuk ka asnji lloj ftesë zyrtare. Prandaj nuk due me komentue pa e parë ftesën. Aleanca për Ardhmëninë e Kosovës asht shumë e vendosun se kjo marrëveshje asht në dam të Kosovës dhe si e tillë duhet hedh poshtë”, ka thanë Haradinaj.