Haradinaj: Biden i ban nder Kosovës, po s’vjen për Demarkacionin!

Zavendëspresidenti i Shteteve të Bashkueme të Amerikës, Joe Biden pritet me ardhë në Kosovë me 16 Gusht, ku edhe ka me zhvillue takime me kryeministrin Isa Mustafa dhe me Presidentin Hashim Thaçi.

Mirëpo, në agjenden e numrit dy të Amerikës nuk asht potencue takimi edhe me liderat e subjekteve opozitare (Vetëvendosje, AAK dhe Nisma).

Ndonëse në media asht përfol që njani prej zyrtarëve ma të naltë të shtetit amerikan do të vjen në Kosovë për me ba presion për demarkacionin, njajtë nuk mendon edhe lideri i Aleancës për Ardhmëninë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Në nji prononcim për “Indeksonline”, Haradinaj mendon se Biden nuk ka me folë me liderat shtetnor për çashtjen e demarkacionit me Malin e Zi.

“Vizita e këtij niveli kaq të naltë në Kosovë asht nji porosi e qartë e Amerikës për përkrahjen e rrugës dhe perspektivën euro-atlantike të Kosovës. Ai nuk do të ndalet në agjenda të mbrendshme, mirëpo e shpreh përkrahjen për Kosovën në rrugën e saj euro-atlantike”, ka thanë Haradinaj.

Haradinaj thotë se vizita e tij asht nder, mbasi, simbas tij, ka dy dekada e ma shumë që Biden asht i kyçun dhe përkrahës i drejtës të vendit tonë.

Kreu i AAK’s ka folë edhe për atë se Biden nuk ka me u takue me liderat e opozitës. Mirëpo, ai kujton nji takim që kishte me zv.presidentin amerikan para disa vitesh.

“Palë biseduese ka institucionet e vendit dhe asht e kuptueshme, i ka krenat e institucioneve të vendit. Mirëpo asht nder për opozitën dhe gjithë qytetarët e Republikës. Nji vizitë e nivelit të nalë palë biseduese ka institucionet e vendit, përgjegjësitë institucional dhe asht e kuptueshme nji agjendë e tillë. Unë kam pas nder me takue z.Biden atëherë sa ishte senator, por asht vertetë ardhja në Kosovë asht nder”, ka thanë ai.

Zyrtari i naltë amerikan ka me vizitue edhe kampin ushtarak amerikan në afërsi të Ferizajt, “Bondsteel”.

 

bideen