Haradinaj: Demarkacioni ka stagnue shumë çashtje tjera në Kosovë

ramushharadinaj

Kreu i Aleancës për Ardhmëninë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka fillue nji bashkëbisedim me qytetarët në Prishtinë, lidhun me zhvillimet e fundit politike në vend, ku tha se askund nuk egziston nji hartë, e cila thotë që kufini me Malin e Zi asht në Kuqishtë, por këtë e tha vetëm Murat Meha.

Ai në këtë takim tha se qysh opozitë janë ndodhë para dy sfidave të mëdha, siç asht “Zajednica” dhe Demarkacioni me Malin e Zi. Sipas tij, nga viti 1946 asht vendos nji kufi për Kosovën.

Haradinaj tha se Kosova ka stagnue në shumë plane, por si opozitë e kanë pshtue shtetin nga nji rrëshqitje.