Haradinaj denon gjuhën raciste që zyrtari i shtetit përdori ndaj egjiptasve!

Qeveria e Kosovës, e drejtueme nga kryeministri Ramush Haradinaj, zhvilloi mbledhjen e saj të katërt.

Në kuadër të kësaj mbledhje, Qeveria ka denue gjuhën denigruese të zyrtarit të shtetit, Ilir Morinës, ndaj komunitetit egjiptian.

“Qeveria e Kosovës ka denue gjuhën e papërshtatshme dhe denigruese të përdorun nga nji zyrtar qeveritar ndaj deputetit të komunitetit egjiptian, Veton Berisha”- thuhet në komunikatën e Qeverisë.

Rikujtojmë se Morina në nji koment në Facebook i kishte shkrue deputetit nga komuniteti egjiptian, Veton Berishës: “A edhe gabelt me zejabat ju erdh dita a, ah medet ku ram..”

Gjuha e tillë kishte nxit reagime të shumta në opinion.

 

 

Shperndaje në: