Haradinaj: Dialog me Serbinë vetëm me njohjen e Kosovës

Nji tjetër sfidë për Qeverinë e re, ka me dalë nga zgjedhjet e parakohshme në Kosovës asht edhe dialogu me Serbinë.

TCH gjatë bisedës me kandidatin për Kryeministër, Ramush Haradinaj, e pyeti se cili asht plani i tij, nëse ka me arritë me sigurue shumicën e nevojshme për me formue kabinetin?

Kandidati për Kryeministër i koalicionit të PAN tha se bisedimet me Serbinë kanë m’u ba me nji kusht të vetëm: njohjen e pamvarësisë nga ana e Beogradit.

Ai thotë se deri më tash korniza e këtyne bisedimeve ka qenë e gabueme dhe asht folë për çashtje të mbrendshme të Kosovës, që kanë vnu në pikëpyetje ekzistencën e shtetit.

“Dialogu me Serbinë asht vendos në korniza të gabueme, mbasi diskutohet për çashtje të mbrendshme të Kosovës. Jam i interesuem për dialog me Serbinë, por për njohje reciproke. Na nuk pranojmë me bisdue për tema të mbrendshme të Kosovës. Nëse Serbia nuk rishqyrton vendimin e vet për njohjen, na nuk vrapojmë mbas nji dialogu që flet për tema të mbrendshme të Kosovës. Na jemi vend i pamvarun, kemi Kushtetutë dhe nuk kemi të drejtë me vendosë në pikëpyetje ekzistencën e vendit. Dialog për njohjen reciproke, marrëdhaniet dypalëshe, por jo për çashtje të mbrendshme të Kosovës”, u shpreh Haradinaj.