Haradinaj don me marrë lidershipin e opozitës

AAK’ja nuk ka me ju kthye ma Kuvendit derisa nuk mbahen zgjedhjet e reja në vend.

Kështu deklaroi kryetari i saj, Ramush Haradinaj.

Megjithatë, ai sqaroi se ky asht vendim i partisë së tij, e jo i opozitës së bashkueme. Haradinaj shtoi se kjo nuk nënkupton dorëzimin e mandateve nga deputetët e AAK’s.

E mbasi prej muejsh i asht bashkue aksioneve të opoiztës, që ma s’shumti kanë qenë të iniciueme nga Vetëvendosja, e mbasi ka përvetësue edhe termat e saj, si në rastin e Asociacionit, që VV e quen “Zajednicë”, Haradinaj tha se shpreson se bojkotit kanë me iu bashkue edhe dy aleatët e tij të opozitës.

Haradinaj foli edhe për protestën e 26 Marsit, tue thanë se ka me qenë paqësore, e se për këtë kanë me u kujdesë për mosesklaimin e situatës.