Haradinaj: Due me marrë përgjegjësinë me udhëheqë vendin (video)

Ramush Haradinaj tue folë në “Opinion” tha se ka ambicie për Kryeministër i Kosovës.
“Due me marr përgjegjësi me drejtue vendin”, tha ai.

Lideri i AAK’s akuzoi qeverinë ‘Mustafa’ se ka punue në dam të Kosovës dhe ishte ngjarje e lirë që kjo qeveri me u rrxue.

Simbas tij, demarkacioni dhe zajednica janë gabimet kryesore të Mustafës.

Deri tash jemi në koalicion me Nismën por jemi të hapun edhe për partitë e tjera, shtoi ai.

Ndërsa pyetjes nëse AAK vazhdon të jetë e fortë në Dukagjin dhe e dobët në Prishtinë, ai tha se “asht e vërtetë që AAK po fiton terren edhe në zonat e mëdha”.