Haradinaj e jep nji lajm të mirë për FSK’n!

Kryetari i Aleancës për Ardhmëninë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka urue krejt pjesëtarët e Forcës së Sigurisë të Kosovës  tue thanë se FSK asht nji ndër vlerat ma të qendrueshme të shtetit tonë.

Haradinaj përmes nji postimi në llogarinë e tij në Facebook ka shkrue se kjo në ditët e sotme asht shndërrue n’emblemë të dinjitetit dhe të krenarisë sonë.

 

 

Lexoni postimin e plotë të Haradinajt në Facebook:

 

 

Drejt transformimit të FSK-së në Ushtri të Kosovës!

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) është prej vlerave më të qëndrueshme të Shtetit të Kosovës.

Ajo në ditët e sotme është shndërruar në emblemë të e dinjitetit dhe të krenarisë sonë, edhe për faktin se ajo mbetet trashëgimtarja më e denjë e përpjekjeve shekullore të popullit për liri.

Rrugëtimi i saj drejt transformimit në Forca të Armatosura të Kosovës, është obligim yni që nuk mund të mos realizohet, pavarësisht papërgjegjshmërisë së vazhdueshme të këtij pushteti.

Në ditën e FSK-së, urimet më të përzemërta për të gjithë pjesëtarët e saj!

Drejt transformimit të FSK-së në Ushtri të Kosovës! RH

 

ramboooo