Haradinaj e ka nji pyetje: Çka ndodhi me serbët që ofronin pare për deshmi fallco kundër UÇK’s!

Deputeti i Aleancës për Ardhmëninë e Kosovës, Daut Haradinaj gjatë fjalës së tij në Kuvend asht shpreh se personalisht voton draft-rezulotën e propozueme nga Lëvizja Vetëvendosje saktësisht Glauk Konjufca.

Ndërsa Haradinaj asht kthye në kohë tue kërkue përgjigje nga instancat e sigurisë në vend se “a asht ba gabim kur janë arrestue apo kur janë lirue, katër serbët të cilët ofronin shuma marramendëse për deshmi fallco kundër UÇK’s?”.

Po ashtu Haradinaj ka theksue se po të njajtit janë “në strukturat udhëheqëse të UDB’s në Serbi dhe njani prej tyne asht në pushtet në nji nga komunat e veriut të Mitrovicës”.

“I keni pas me audio dhe video incizim, por gjyqësia e Kosovës i ka lirue personat të cilët kanë ofrue mija euro për deshmitë fallco në drejtim të ushtarëve të UÇK’s?”, ka përfundue Haradinaj.