Haradinaj e ka nji pyetje për Thaçin!

ramboooo

Kryetari i Aleancës për Ardhmëninë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, e ka quejt jo serioz propozimin e presidentit të vendit Hashim Thaçit, për dekriminalizimin e skenës politike.

Madje Haradinaj, ka ironizue më këtë, tue pyet nëse Thaçi ka punue në “Nanë Tereza”
“E kom pas nji pyetje për presidentin se a ka qenë ai anëtarë i shoqatës ‘Nanë Tereza’, deri tash për shkak se këto propozimet e tij në këtë kohë vërtetë nuk kanë kuptim. Nuk tingëllojnë bindshëm e as besueshëm”, ka thanë Haradinaj.

Propozimi i presidentit Thaçi për dekriminalizimin e skenës politike asht përkrah nga ana e zyrtarëve të partive në pushtet.