Haradinaj e Limaj kanë nji porosi të madhe për Qeverinë!

Kryetari i Aleancës për Ardhmëninë e Kosovës, Ramush Haradinaj dhe ai i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj kanë mbajt nji konferencë për media, ku u tha se dy partitë në pushtet nuk duhet me eksperimentue ma me Kosovën, por me luftue korrupcionin dhe me punue simbas ligjit.

Në këtë konferencë po ashtu u tha se autoritetet kosovare me u përqendrue në tema që janë ma urgjente.

Haradinaj ka kërkue që të mos vazhdohet dialogu dhe udhëheqësit e vendit me vazhdue me punue në tema ma urgjente si dhe në atë që vendi me u ba me ushtri.

 “Mbas nji kohe peng që kanë mbajt Kosovën kerkojmë që ma tutje të mos eksperimentojnë, por me vazhdue me punue me ligj në vend dhe në luftimin e korrupcionit”, tha ai.

Edhe kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj ka vlerësue se qeveria aktuale ka deshtue.

Ai tha se asht koha me u ndryshue qasja ndaj vendit.

“Besoj koha asht  me u ndryshue qasje ndaj vendit.

Kosova vazhdon të mbetet me punë nën zero. Probleme të shumta dhe kjo deshmon se kjo qeveri ka deshtue”, tha ai.

 Ai tha se me angazhimin e opozitës ka me u arritë me u ndryshue situata në vend.