Haradinaj e Limaj në Qeveri, këta janë deputetët që i zavendësojnë

Marrëveshja e mbramshme mes koalicionit PAN dhe AKR’s i hap rrugë formimit të institucioneve të Kosovës, emnimit të Kryetarit të Kuvendit e më pas edhe formimit të Qeverisë.

Kandidat për Kryeministër nga koalicioni PAN-AKR asht Ramush Haradinaj.

Haradinaj si deputet i zgjedhun në momentin që merr postin e Kryeministrit i liron vendin kandidatit që asht në listë të pritjes me ma së shumti vota.

Në këtë rast Haradinajn ka me zavendësue Nait Hasani i cili në zgjedhjet e përgjithshme ka marrë 9578 vota.

Edhe Nismas për Kosovën ka me i takue posti i Zavendëskryeministrit dhe tri Ministri.

Nëse kryetari i saj Fatmir Limaj merr post qeveritar atëherë vendin e tij ka me nxanë po ashtu nji kandidat nga PDK. Fadil Beka në zgjedhjet e përgjithshme ka fitue 9234 vota.

 

Shperndaje në: