Haradinaj e Limaj n’orën 12:00 u drejtohen mediave, qe për çka!

Partnerët e koalicionit opozitar, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj kanë me dal sot, në nji konferencë të thirrun për media, në orën 12:00.

“Kryetarët e AAK’s, Ramush Haradinaj dhe ai i Nisma’s për Kosovën, Fatmir Limaj, sot n’orën 12:00, në selinë qendrore të AAK’s në Prishtinë kanë me mbajtë konferencë shtypi”, njofton AAK.

Kjo konferencë asht thirrë pak orë nga nisja e seancës së Kuvendit, e parapame me u nisë n’orën 15:00, në të cilën ka me u votue për projektligjin për ‘Trepçën’.