Haradinaj e merr ‘goditjen’ e parë nga LDK, qe qysh!

Kryetari i LDK’s, Isa Mustafa mbas mbledhjes që ka mbajt me anëtarët e kryesisë së partisë së tij, ka thanë para gazetarëve se Qeveria Haradinaj, asht fragjile e ndërtueme në baza të dyshueme sa i përket ligjit.

“Kjo Qeveri që po ndërtohet në baza të dyshueme sa i përket ligjit. Asht Qeveri në margjinën e numrit të deputetëve,  asht e mvarun tanësisht nga Lista Serbe e mvarun tanësisht nga Serbia dhe vendimet e Serbisë”, ka thanë Mustafa.

Mustafa ka theksue se janë marrë vesh me luejtë rolin e opozitës, ku kanë me ruejt territorin e Kosovës.

Ai shtoi se nuk kanë me i përkrah aktet që kjo Qeveri ka me sjellë në Kuvend.

“LDK ka me kundërshtue me argumente dhe me votë, me asnji mjet të dhunës”, tha Mustafa

Mustafa shoti se kanë me qenë të kujdesshëm në vendimet e mëdha që kanë të bajnë me liberalizimin e vizave, transformimin e FSK’s dhe dialogun me Serbinë.

 

Shperndaje në: