Haradinaj e Pacolli, patën takim “krye për krye” 2 orë

Gjatë orëve të paradites i nominuemi i PAN për kryeministër, Ramush Haradinaj, dhe kryetari i AKR, Behxhet Pacolli, patën nji takim dy orësh, krye per krye, në villën e këtij të fundit në periferi të Prishtinës.

Gjatë këtij takimi, ku Pacolli bani hapin e parë dhe mori vendimin që mos m’i bllokue institucionet e vendit, janë zhvillue biseda të randësishme për përfshimjen eventuale të tij në qeverisjen e PAN dhe marrëdhaniet me LDK e Vetëvendosjen.