Haradinaj e uron Veselin me nji premtim për Parlamentin

Kandidati për Kryeministër i koalicionit PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj mbas konstituimit të Kuvendit ka urue Kryeparlamentarin Kadri Veseli dhe Nënkryetarët për zgjedhjen në ato poste.

Haradinaj përmes nji shkrimi në llogarinë e tij në Facebook ka thanë se Kuvendi ka me qenë institucioni i cili ka me luejt rol vendimtar në zgjidhjen e çashtjeve jetike për vendin, tue shpresue se deputetët kanë me qenë unik, posaçërisht në temat e interesit nacional shtetnor.

 

Ky asht shkrimi i plotë i Haradinajt:

 

Konstituimi i Kuvendit të Kosovës, është një lajm i mirë për vendin. Për më tepër është një zhvillim pozitiv në përmbylljen e procesit të krijimit të institucioneve të Republikës së Kosovës, të dala nga zgjedhjet e qershorit 2017.

Unë besoj fuqishëm që Parlamenti i Kosovës, do të jetë një arenë debatesh dhe ballafaqimi të argumentuar, ndërmjet shumicës parlamentare dhe opozitës. Poashtu jam i bindur se Parlamenti i Kosovës, do të jetë institucioni që do të luaj rol vendimtar në zgjidhjen e çështjeve jetike për vendin, duke shpresuar se deputetët do të jenë unik, posaçërisht në temat e interesit nacional shtetëror.

Kryetarit të Kuvendit, zotit Kadri Veseli dhe të gjithë nënkryetarëve, iu uroj sukses në detyrën që kanë marrë, i bindur se puna dhe përgjegjësitë e tyre do të jenë në pëputhje të plotë më demokracinë parlamentare në vend.