Haradinaj e Veseli dalin sot bashkë në Rahovec

Shefi i PDK’s, Kadri Veseli dhe kandidati për Kryeministër Ramush Haradinaj kanë njoftue se kanë me dalë bashkë në Rahovec për me folë me sipërmarrës.

“Kryetari i Partisë Demokratike Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli dhe kryetari i Aleancës për Ardhmëninë e Kosovës, Ramush Haradinaj bashkëbisedojnë me qytetarë dhe sipërmarrës”, thuhet në nji njoftim për media.

Haradinaj asht i nominuem për Kryeministër në koalicionin PDK-AAK-NISMA.

Kryetari i PDK’s dhe ai i AAK’s deri para koalicionin kishin qenë kundërshtarë politikë, ndërsa, u ban bashkë mbas koalicionit ndërmjet LDK’s dhe AKR’s.

Tri partitë e themelueme nga ish-udhëheqësit e UÇK’s, për herë të parë po garojnë në nji listë zgjedhore.

Prej mbasluftës, vetëm nji herë, AAK e PDK kanë qenë në bashkëqeverisje, kur Kryeministër ishte Bajram Rexhepi e President Ibrahim Rugova.

AAK prej vitit 2007 asht në opozitë derisa PDK nuk ka qenë në pushtet vetëm nji mandat, kur Ramush Haradinaj ishte Shef i Qeverisë.