Haradinaj e viziton Thaçin, ky asht urimi për Nenkolonelin!

Deputeti i AAK’s, Daut Haradinaj, e ka vizitue sot në shtëpinë e tij, nënkolonelin e policisë, Nehat Thaçi, i cili dje u lirue nga autoritetet serbe të Beogradit mbas mbajtjes mbi nji muej në paraburgim mbi akuzën për krime lufte.
“Duke shpresuar që qytetarëve tanë kurrë mos t’iu përsëritet fati i tij dhe të bindur në lirimin edhe të tjerëve që po mbahen padrejtësisht nëpër burgje, sot i urova mirëseardhje Nënkolonel Nehat Thaçit i cili e bashkoi popullin në një qëndrim dhe si rezultat i saj sot ai është i lirë”, ka shkrue Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook.
2-thaciharadinajjj