Haradinaj emnon zadhanësin e Qeverisë (foto)

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, emnoi sot Arbër Vllahiun për zadhanës të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Kjo gja asht ba e ditun përmes nji komunikate për media, dërgue nga Zyra e Kryeministrit.

Ish-gazetari dhe njiherit ish-këshilltari i ish-presidentes, Atifete Jahjaga, Arbër Vllahiu, asht njikohësisht këshilltar politik i Kryeministrit Haradinaj.

Ai asht edhe kandidat i AAK’s për kryetar të Prishtinës, shkruen Rrokum.TV

Shperndaje në: