Haradinaj: Faleminderit Shqipni për pritjen që ma keni ba

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili vizitën e parë zyrtare vendosi me ba në Shqipni, ka falenderue shqiptarët atje për mikpritje.

“Më vjen mirë për nderin që ma keni ba sot që të jemi bashkë edhe nji vit në angazhimet e përbashkëta për heroin tonë që na ka ba cdo herë krenarë, Gjergj Kastriotin-Skenderbeun. Këtë vit mundemi me dëshmue që kemi punue mirë për qytetarët tanë. Nuk kemi mungue asnjiherë dhe nuk kemi me mungue kurrë që t’i tregojmë bashkëvendasve tanë që ta ndjejmë njani-tjetrin ma afër dhe gjithçka që ndodh mes nesh të jetë në dobi të popullit shqiptar”, tha Haradinaj.

Ai theksoi se dy vendet i kanë krahë të fortë shqiptarët që jetojnë jashtë si ekonomikisht ashtu edhe në aspektet tjera.

“Kemi ende pak kohë me ba gati nji agjendë për takimin e ardhshëm të dy qeverive dhe të raportojmë për të arritunat tona. Faleminderit për pritjen dhe kujdesin”, përfundoi Haradinaj.

Shperndaje në: