Haradinaj flet me ambasadorin italian për krijimin e Qeverisë (foto)

Kandidati për Kryeminister nga koalicioni PAN, Ramush Haradinaj sot asht takue me ambasadorin e Italisë në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi.

Gjatë takimit ata kanë bisedue për procesin e zgjedhjeve dhe krijimin e institucioneve të reja të Kosovës mbas përmbylljes zyrtare të procesit zgjedhor.

 

Postimi i Haradinajt

 

Sot prita në takim ambasadorin e Republikës së Italisë në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi, me të cilin bisedova për procesin e zgjedhjeve dhe krijimin e institucioneve të reja të Kosovës pas përmbylljes zyrtare të procesit zgjedhor.

Biseduam edhe për bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Italisë, mundësive për thellimin e bashkëpunimit ekonomik si dhe për rolin dhe kontributin në vazhdimësi të Italisë në proceset integruese të Kosovës drejt Bashkimit Evropian dhe NATO-s.

RH

Image may contain: 2 people