Haradinaj flet për Demarkacionin mbas refuzimit të Malit të Zi: Qe çka thotë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka folë për Demarkacionin me Malin e Zi, mbas refuzimit të djeshëm të autoriteteve malazeze për ketë proces.

Ai mbas takimit me Edi Ramën në konferencë të përbashkët për media, tha se kosovarët asnjiherë nuk kanë qenë vetëm në rrugëtimin e tyne.

“Kosova ka nji traditë të mirë të bashkëpunimit me liderët e Malit të Zi, populli malazez nuk asht koritë për disa çashtje për Kosovën, dhe nuk besoj se kanë me u koritë. Interesimi ynë asht që këto marrëdhanie të mira me i ruejt.” – tha Haradinaj.

Shperndaje në: