Haradinaj flet për kishën n’UP, keni me u befasue çka thotë!

ramushharadinaj

Kreu i AAK’s thotë se shqiptarët historikisht i kanë respektue tempujt fetar, mirëpo ai ngrit nji dyshim tue thanë se nuk e di nëse objekti në fjalë mund të quhet kishë.

Lideri i Aleancës për Ardhmëninë e Kosovës, Ramush Haradinaj n’intervistën për KALLXO.com ka folë për çashtjen e Kishës ortodokse mbrenda kampusit të Universitetit të Prishtinës, e aktualizueme kohëve të fundit mbas përpjekjeve për funksionalizim të saj dhe protestave të studentëve.

“Nuk e di nëse asht kishë kjo, shtrohet pyetje a asht kishë ky objekt që po flasim. Ky asht nji objekt i ndërtuem në periudha kur në Kosovë asht zbatue gjenocidi. Ky objekt i ndërtuem në atë kohë nuk e ka marrë ndonjiherë atë epitetin e nji tempulli fetar, dhe si i tillë duhet me u trajtue që nga origjina deri sot nga institucionet e vendit”, tha Hardinaj.

Kreu i AAK’s ka kërkue nga Komuna e Prishtinës dhe Qeveria ma ja qartësue qytetarëve se a asht gjithçka në rregull me Kishën.

“Nëse nuk asht në rregull mënyra e ndërtimit të nji objekti të tillë në oborr të Universitetit, le ta na shpjegojnë, duhet Komuna, Qeveria me tregue”, tha Haradinaj.
“Populli jonë ka mospajtim me objekte të tilla, nuk po themi me kishë, sepse shqiptarët kanë kishë edhe të veten, kryqin e kanë të njohun ndër shekuj, por kjo nuk dimë nëse asht kishë, nuk ka shërbye si kishë, kjo ka qenë e ndërtueme prej paramilitarëve, gja që asht e habitshme”, tha Haradinaj.