Haradinaj: Frik kemi me pa Ushtrinë e Kosovës!

Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie ka deklarue se KFOR’i nuk ka me u largue nga Kosova për shkak se vendi nuk ka aftësinë e vetëmbrojtjes.

Por kjo, simbas deputetit të AAK’s, Daut Haradinaj tregon se procesi i transformimit të FSK’s në FAK ka me ndodhë së shpejti.

“Edhe pse vonë, sot ambasadori Amerikan ishte ma i qartë se të gjithë zyrtarët e Kosovës ku mes tjerash tha,se Kosova e ka të ardhmen e vet në rrugën e vet Euroatlantike në krijimin e kapaciteteve të veta të sigurisë. Tue marrë parasysh edhe investimin e SHBA’s në forcimin e FSK’s jam i bindun se ky asht proces shumë i shpejtë ku kemi me i pa Forcat e Armatosuna të Kosovës”, asht shpreh Haradinaj për Indeksonline.

Ai ka thanë se NATO asht garantim për paqe dhe stabilitet në rajon, por që krijimi i Forcave të Kosovës kishte me qenë lehtësim edhe për vetë NATO’n.

“NATO tue qenë në Kosovë dhe Rajon asht garantuese e Paqes dhe Stabilitetit. Krijimi i Forcave tona asht edhe përforcim i Paqes nê Rajon dhe lehtësim i madh për NATO’n”, ka thanë tutje ai.

Delawie dje asht shpreh se transformimi i FSK’s në FAK ka me perfshijë krejt elementet kushtetuese të FSK’s në ushtri të Kosovës.