Haradinaj gazetarëve: Jeni të pashkollë, s’keni dit me lexue reagimin amerikan për Demarkacionin (video)

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka ofendue gazetarët gjatë nji konference për media që ka mbajt mbas vizitës në Ministrinë e Infrastrukturës.

I pyetun nga gazetarët se Ambasada e Amerikane, simbas raportimeve në media, nuk ka me përkrahë version tjetër të demarkacionit, ai nuk asht përgjigj për këtë çashtje, derisa i ka quejt gazetarët të pashkollë.

“Kam respekt për media shumë, por shumica prej juve, as nuk dini me lexue anglisht, as nuk po dini t’i kuptoni se çka kanë thanë, problemi asht i jueji, nuk kam ndonji koment. Ju po raportoni pa ditë se si po raportoni, besoni, shkoni ma shumë në shkollë, shikoni çka po thonë ata. E kam lexue deklaratën e amerikanëve dhe kjo që po thue ti nuk asht ashtu. Nuk ka asnji fjalë diku që thotë ‘nuk pajtohemi me këtë apo me atë’”, ka thanë Haradinaj, tue ju drejtue nji gazetareje në konferencën për media.

Shperndaje në: