Haradinaj ‘godet’ liderat e vendit për arrestimin e Thaçit!

haradinaj

Gjatë javës së kalueme në kufinin Kosovë-Serbi, pikërisht te ‘Dheu i Bardhë’ u ba arrestimi i Drejtorit Rajonal të Policisë në Mitrovicë, Nehat Thaçi, i cili nga autoritet serbe u akuzue mbas nji fletarresti për terrorizëm.

Ndërkohë liderat ma të naltë të vendit, zgjodhën që reagimin e tyne me ba vetëm në mënyrë formale kur kishte ra fjala te ky i fundit, por tue mos ndermarrë ndonji hap ma tutje.

Po ashtu ishin të pakta reagimet e institucioneve të vendit.

Ministria e Punëve të Mbrendshme dhe ajo e Punëve të Jashtme kishin reague me vonesë, ndërsa pikërisht këto institucione pritet që me i dërgue nji shkresë zyrtare qeverisë së Serbisë përmes së cilës kërkohet lirimi i menjihershëm nga paraburgimi i Nehat Thaçit.

Lideri i Aleancës për Ardhmëninë e Kosovës, Ramush Haradinaj në nji prononcim për Indeksonline ka theksue se nuk asht e udhës që ai me komentue këtë çashtje dhe heshtjen e krenave të vendit në lidhje me arrestimin e Thaçit.

Simbas tij kjo gja deshmon pazotësinë e këtyne të fundit.

“Kanë fol disa akterë të sigurisë dhe nuk asht çashtje e imja me bisedue rreth kësaj”, ka thanë Haradinaj.

Simbas tij nuk asht në natyrën e tij me komentue çdo çashtje që ka të bajë me liderat e vendit.

“Thjeshtë asht mungesë e zotësisë së institucioneve tona, të liderave të vendit. Asht deshmi që ata janë të pa Zot”, ka shtue Haradinaj.