Haradinaj heq dorë nga kandidatura (foto)

Deputeti i zgjedhun i Kuvendit të Kosovës, Daut Haradinaj, ka me heqë dorë nga kandidimi për kryetarin e Deçanit, edhe pse kohë ma parë u tha se ka me ju futë kësaj gare.

Burime të Gazeta Metro kanë ba të ditun se ky vendim vjen, mbasi tërheqja e secilit deputet të AAK’s, kishte me i shkaktue humbje kësaj partie sa i përket numrit të deputetëve në Kuvend dhe rrjedhimisht, nji deputet i ri për partnerin e koalicionit, PDK’n.

I kontaktuem nga Metro, Haradinaj asht tregue i premë, por që nuk e ka mohue lajmin. Ai tha se AAK’ja asht parti dhe dihet që për kandidatura vendos vetë partia.