Haradinaj i kerkon shtetit llogari për vdekjen e Deharit!

haradinaj

Vdekja e Astrit Deharit, nji aktivisti politik, në nji burg në Kosovë, pamvarësisht rrethanave të vdekjes, asht nji ngjarje e trishtë për të gjithë ne, edhe si politikë edhe si shtet!

Kështu ka thanë kreu i AAK’s, Ramush Haradinaj, përmes nji reagimi dërgue mediave, ndërsa ka theksue se “kemi mujt me ba ma shumë për Astrit Deharin dhe shumë bashkëmoshatarë të tij, të cilët po shohin gjithnji e ma pak shpresë në këtë vend”.

“Shteti duhet me dhanë përgjigje për çfarë ndodhi sot në Prizren”, ka potencue Haradinaj.