Haradinaj ka disa porosi për Qeverinë, qe cilat janë ato!

ramushharadinaj

Lideri i partisë Aleanca për Ardhmëninë e Kosovës Ramush Haradinaj ka theksue se Qeveria e Kosovës duhet me heq dorë nga eksperimentimi i matejshëm me demarkacionin dhe Asociacionin.

Simbas tij Kosova sot përballet me nji varg çashtjesh të tjera të randësishme dhe urgjente për t’u zgjidh që nga lufta kundër krimit e korrupcionit e deri te shfrytëzimi i resurseve natyrore, në funkcion të zhvillimit ekonomik të vendit.

Ky asht postim i plotë:

Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,

1. Meqë Demarkacionin është tërhequr nga votimi në Parlament dhe Asociacionin është gjetur se është në kundërshtim me frymën e Kushtetutës;

2. Dhe meqenëse këto dy marrëveshje kanë mbërritur në një pikë të kundërshtimit të përgjithshëm politik e popullor;

Eshtë e domosdoshme që Qeveria e Kosovës, të heq dorë nga eksperimentimi i mëtejshëm me to, dhe t’i tërheq ato në versionin e tanishëm.

Kosova sot përballet me një varg çështjesh të tjera të rëndësishme dhe urgjente për t’u zgjidhur, që nga lufta kundër krimit e korrupsionit e deri te shfrytëzimi i resurseve natyrore, në funksion të zhvillimit ekonomik të vendit.

Dy prej temave kërkojnë zgjidhje të menjëherëshme janë

A) Krijimi i Ushtrisë së Kosovës, duhet të bëhët urgjentisht, dhe shtyrja e transformimit të FSK-së në Forca të Armatosura, po bëhët pa asnjë arsye të qëndrueshme

B) Trepça, si njëra prej potencialeve më të mëdha të Kosovës, duhet të revitalizohet urgjentisht dhe të mos lihet kështi siç është, në duart e eksploatuesëve ordinerë!

RH